Haradinaj falënderon votuesit

“Vendimi im për t’ia kthyer sovranit vendimmarrjen, pikërisht në kohë udhëkryqi për Kosovën, sot u vërtetua që ishte veprim i drejtë,” ka shkruar Ramush Haradinaj.

Në postimin e tij në facebook, Haradinaj ka thënë se dëshiron t’i mbështes aktivistët dhe secilin votues, dhe besimin e palëkundur.

“Gara e drejt dhe e qetë, e ngriti Kosovën dhe qytetarët e saj në një standard të ri të pjekurisë politike dhe demokratike, duke shërbyer si model shembull në rajon. Për këtë meritore janë të gjitha partitë politike, pa dallim,” shtoi ai.

Haradinaj theksoi se Kosova nuk dallon nga vendet me demokraci të avancuar, duke dëshmuar se vendi është ‘aq europian sa secili vend tjetër në Europë,” tha Haradinaj.