Mane, shpëtimtari i ndeshjes së sotme, Liverpool vazhdon pa humbje

Liverpool dukej se do të dorëzonte pikat e para të këtij sezoni, por ylli Senegalez Sadio Mane shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes.

Liverpool fitoi edhe një ndeshje tjetër të radhës ndaj Leicester në sekondat e fundit nga këmbëshpejti Sadio Mane.

Leicester kishte ardhur për fitore por të kuqtë vazhduan lojën me formë të lartë. Djelmoshat e Jurgen Klopp, e kanë shënuar fitoren e tetë nga tetë xhiro, duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2-1. Sadio Mane i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 40’.

Në pjesën e dytë Leicesteri e barazoi rezultatin me James Maddison.

Vendasit e gjetën golin e fitores në sekondat e fundit të ndeshjes me anë të penalltisë me James Milner. Pas kësaj fitoreje, Liverpool, mbetet lider i Premierligës me 24 pikë nga tetë ndeshje.