Kosova në heshtje zgjedhore

Kosova tanimë është në heshtje zgjedhore deri të dielën kur edhe mbyllën vendvotimet. Partitë politike për 10 ditë kanë prezantuar ofertat e tyre para simpatizantëve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë 25 subjekte politike, të cilat garojnë për 120 vende në Kuvendin e Kosovës. Fushata 10 ditore ka kaluar pa ndonjë incident.

Rivalët politikë kanë dërguar akuza dhe kundër akuza ndaj njëri-tjetrit, duke shpalosur edhe ofertën e tyre qeverisëse, shkruan REL.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues, të cilët kanë mundësi të mund të votojnë në 2 mijë e 547 vendvotime, ndërsa numri i qendrave të votimit është 895.

Përndryshe, numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111 mijë e 733.