Investo dhe përfito një pasaportë

Gjersa britanikët po nxitojnë të kërkojnë pasaporta irlandeze përpara Brexit-it të propozuar në Mbretërinë e Bashkuar më 31 tetor, udhëtarët më elitarë të botës nuk duan të shqetësohen e të qëndrojnë në linjë në sportelet e imigracionit.

Në vend të kësaj, ata regjistrohen në Programin e Investimeve për Nënshtetësi (Cizitizenship Investment Program), ku investimi në ekonominë e një vendi mund të lejojë qasje të lehtë në pasaportat më të fuqishme, shkruan CNN.

Është një industri e diskutueshme por në lulëzim. Më 4 tetor, një nga programet e reja ka nisur edhe në Mali të Zi e cila ka njoftuar se po pranonte aplikime.

Ky komb i vogël mesdhetar, i njohur për peizazhet e tij dramatike dhe qytete skenike bregdetare, po ofron 2,000 aplikime me mundësinë për të marrë një pasaportë.

Kostoja? Aplikantët duhet të investojnë një minimum prej 274,000 dollarë në projekte zhvillimi. Ata gjithashtu duhet të paguajnë një tarifë prej 100,000 euro për aplikim, i cili do të financojë rritjen në zonat e pazhvilluara.

“Në përgjithësi CIP tërheq individë nga vendet, pasaportat e të cilëve ofrojnë aftësi shumë të kufizuara për të udhëtuar, të tilla si Kina, Rusia dhe vendet e Lindjes së Mesme,” Nuri Katz, themeluesi i firmës ndërkombëtare këshilluese financiare Apex Capital Partners, i tha CNN Travel në 2017.

“Shumica e individëve që bëjnë këto lloj investimesh janë sipërmarrës me vlera neto prej rreth 2- 15 milion dollarë.”

Për ata që kanë një pasaportë më pak të lakmuar, CIP-të ofrojnë një alternative.

Kuadri ligjor u mundëson të huajve të marrin pasaporta për hapjen e dyerve duke dhënë kontribute të mëdha financiare, zakonisht në zhvillimin e infrastrukturës ose në obligacione qeveritare.

Koncepti filloi në 1984, kur St. Kitts dhe Nevis – një komb me dy ishuj në Karaibe – prezantuan CIP-in origjinal. Praktika u bë më e popullarizuar në vitin 2009, kur vendi filloi të tregtojë shumë mundësitë e tij.

Me kalimin e viteve, programe të tilla janë bërë më standarde në vendet e zhvilluara gjithashtu – Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar ofrojnë versione, siç bëjnë disa vende në Evropë.

Austri, Antigua dhe Barbuda, Maltë, Qipro dhe Dominica të gjitha në mënyrë aktive tregtojnë versionet e CIP-ve. Gjeorgjia dhe Kazakistani po punojnë për krijimin e programeve, dhe disa vende të tjera në Ballkani po i konsideron ato.