Vuçiq takohet sot me kandidatët e Listës Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me kandidatët e Listës Serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me kandidatët e Listës Serbe për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.

Takimi është caktuar në ora 13 në ndërtesën e presidencës serbe, ka bërë të ditur zyra për informim e Vuçiqit, transmeton lajmi.net.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen të dielën, më 6 tetor.