Hong Kong ndalon maskat e fytyrës

Qeveria e Hong Kongut ka njoftuar se do të fus një ligj kundër maskave të cilat janë pjesë e protestave të njerëzve atje. Protestuesit dolën në rrugë paraprakisht për të demonstruar kundër ndalimit.

Shefja ekzekutive, Carrie Lam mbajti një konferencë për shtyp, duke njoftuar se qeveria e Hong Kongut do të fuste një ligj kundër maskave, raporton Deutsche Welle.

Carrie Lam tha se përdorimi i maskave të fytyrës në protesta “të paligjshme” dhe “të paautorizuara” do të konsiderohet e paligjshme sipas rregullores së re, e cila hyn në fuqi në mesnatë.

Kushdo që shkel ligjin mund të përballojë deri në një vit burg dhe gjobë deri në 25,000 dollarë tw Hong Kongut (3,200 dollarë amerikanë, 2905 €) nëse ata nuk i respektojnë rregullat e reja.

Lam tha se Hong Kongu “nuk është në gjendje emergjente”, por përballet me “rrezik të gjerë dhe shumë serioz” pas një rritje të protestave të dhunshme në të gjithë qytetin. “Ne duhet ta ndalojmë dhunën … Tani, është në të gjithë Hong Kongun”.

Lam tha se ndalimi i maskës kishte në shënjestër protesta të dhunshme dhe rebelë dhe “do të jetë një pengesë efektive për sjelljen radikale”. Lam pritet të shkon në legjislaturë për të marrë mbështetjen ligjore për rregullin.

Protestuesit e pro-demokracisë marshuan nëpër qendrën e qytetit të Hong Kongut të Premten përpara konferencës së Lam për vendosjen e fuqive emergjente për të ndaluar njerëzit të mbajnë maska në tubimet publike.