Tetë tifozëve në Shqipëri iu ndalohet përjetë hyrja në stadium

Për tetë tifozë që u përfshin në incidentet gjatë derbit Tirana-Partizani është marrë vendimi nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit për t’u ndaluar përjetë hyrjen në stadiume.

“Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF”, theksohet në njoftim.

Në mesin e emrave që do ndalohen në stadium është edhe tifozi i Tiranës, Alban Rexha, i njohur në publik për pjesëmarrjen në shoë-n “Kafazi i Artë”.

Personat që do ndalohen të hyjnë në stadiume: Elton Bande, Alban Rexha, Getard Çeliku, Mateos Majani, Aksel Manxhari, Thanas Bendo, Bledar Luga dhe Gentian Qosja.