Qeveria angleze propozon plan të ri për BREXIT-in

10 Downing Street

Qeveria angleze i ka dorëzuar BE-së propozimet e saj të reja për Brexit, përfshirë planin për të zëvendësuar bllokadën irlandeze.

Plani, i paraqitur në një dokument shtatë faqesh, parasheh që Irlanda Veriore të qëndrojë në tregun e vetëm evropian për mallra, por të lërë bashkimin doganor – duke rezultuar në kontrolle të reja doganore, raportin BBC.

Kuvendi i Irlandës Veriore duhet të aprovojë së pari marrëveshjet dhe të votojë çdo katër vjet për mbajtjen e tyre.

Komisioni Evropian tha se kishte përparim, por “problemet” mbetën.

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar tha se projekti i ri nuk “përmbush plotësisht objektivat e rënë dakord të blokimit”, në drejtim të ruajtjes së tregut të vetëm të BE-së, mbrojtjes së paqes në Irlandën Veriore dhe mbështetjen e bashkëpunimit ekonomik me Republikën e Irlandës.

Por ai tha se dëshironte një marrëveshje dhe bisedimet do të vazhdojnë.

Mbretëria e Bashkuar është vendosur të largohet nga BE në 31 tetor dhe qeveria ka këmbëngulur që nuk do të negociojë një vonesë të mëtejshme përtej afatit të Halloween, që mbahet në këtë datë.

Duke folur në konferencën e Partisë Konservatore të Mërkurën, Boris Johnson tha se e vetmja alternativ për planin e tij të Brexit ishte mosmarrëveshja.