Planifikohet ndeshje miqësore ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker ishte në vizitë në Kosovë gjatë ditës së djeshme gjersa u shoqërua tërë kohën nga ish-futbollisti ynë i mirënjohur, tani ndihmës trajner i Kombëtares A, Muharrem Sahiti.

Shuker dhe Sahiti kanë biseduar për punën dhe rezultatet e të dyja kombëtareve për këto vite të fundit.

“U dakorduan edhe për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në një kohë të përshtatshme për të dyja kombëtaret, për datën e të cilës do të vendosin në të ardhmen e afërt të dy presidentët e federatave,” njofton Federata e Futbollit të Kosovës.