Piktura e artistit Banksy pritet të shitet me miliona

Piktura “Devolving Parliament” e artistit Banksy do të del në shtëpinë e ankandit më 3 tetor pritet të arrijë shitjen mbi dy milionë euro.

Në shtëpinë e ankandit të njohur londinez, Sotheby’s pritet të del në shitje piktura e artistit ende të panjohur, Banksy deri në 2,2 milionë euro (2 mil funta), shkruan CNN.

“Devolving Parliament” apo në shqip “Parlamenti i Dorëzuar” paraqet shimpanzetë të ulura në vendet e deputetëve duke përqeshur kështu Parlamentin Anglez.

Krijuar më 2009, shumë kohë para se termi “Brexit” të hynte në fjalorin e zakonshëm parlamentar, piktura satirike tregon vendet e zëna nga primatët.

Banksy, një artist anonim i rrugës, krijimet e të cilit kanë sjell vëmendje të madhe, ka arritur famë botërore.  

Piktura u zbulua për herë të parë në 2009 si pjesë e ekspozitës themelore Banksy vs Bristol Museum. Pastaj, në fillim të këtij viti, ai u kthye në qendër të vëmendjes për një tjetër shfaqje në Bristol për të shënuar datën e parashikuar fillimisht për tërheqjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, 29 Mars 2019.

Disa nga muralet e Banksy-it.