Kulla “Anija e Thyer” do të bëhet ndërtesa më e lartë në Pragë

Kulla anija e thyer, Prage | Foto: Trigema

Anija cisterne duke u fundosur në një bllok ndërtesash do të bëhet ndërtesa më e lartë në Pragë nëse autoritetet lokale të planifikimit.

Kulla (Top Tower) 135 metra e gjatë ësht projektuar nga skulptori, David Cerny dhe arkitekti Tomas Cisar, do të ofrojë pamje mbi qytetin e Pragës nga një pikë publike e mundshme përmes ashensorëve të jashtëm, sipas ndërtuesit Trigema, shkruan CNN.

Objekti do të përdoret kryesisht për banesa me qira, me zyra dhe një qendër kulturore në nivele më të ulëta. Do të ketë gjithashtu një kopsht në çati e arritshme për publikun, dhe dyqane në katin e parë.

Kulla e propozuar e Cernit do të vendoset pranë stacionit të metrosë, Nove Butovice në periferi të qytetit.

Qendra historike e qytetit të Pragës është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe ndërtesat me lartësi të larta janë plotësisht të ndaluara në qendër të qytetit.