Ambasada amerikane në Kosovë lëshon vizat e para

Foto: US Embassy Facebook

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka lëshuar vizat e para për një çift duke bërë kështu lajmërimin për fillimin e punës së sektorit të vizave në këtë ambasadë të re.

“Urime për pranuesit e parë nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë! Ky është një përkujtim se që nga sot e tutje të gjitha shërbimet e lidhura për viza tani do të kryhen në Kosovë,” ka shkruar ambasada në faqen e saj në Facebook.

Ndërtesa e re e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë u përurua më 4 korrik 2019, pikërisht në ditën kur SHBA-ja shënoi 243-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj.