Arrestohet zyrtarja e tatimit në pronë për keqpërdorim detyre

Është arrestuar një e dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Zyrtarja në fjalë lëshonte vërtetime të pagesave të tatimit në pronë personave që ishin të liruar nga kjo pagesë. Arrestimi u bë nga Policia e Kosovës konkretisht Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë. Policia e Kosovës ka bërë hetimet relevante… Continue reading Arrestohet zyrtarja e tatimit në pronë për keqpërdorim detyre

Gjykata e urdhëron veteranin e rrejshëm që t’i kthej paratë e pensionit

Më 26 shkurt të vitit 2018, në Departamenin për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës e Viktimave Civile në Pejë, një person me iniciale R.G, ka tentuar që të mashtroj duke u paraqitur si veteran i rrejshëm i UÇK-së. Kështu, personi në fjalë ka prezantuar dokumente të falsifikuara dhe atë certifikatën mbi statusin e veteranit… Continue reading Gjykata e urdhëron veteranin e rrejshëm që t’i kthej paratë e pensionit

Published
Categorized as NEWS Tagged

Takohen Albin Kurti e Vjosa Osmani

Albin Kurti e Vjosa Osmani janë takuar gjatë ditës së sotme. Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet së bashku me Osmanin nga LDK. Kurti ka shkruar se bashkë me Vjosën kanë biseduar sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që… Continue reading Takohen Albin Kurti e Vjosa Osmani

Përgatiti bukë për UÇK-në, mori statusin e rrejshëm të veteranes luftëtare

Gjykata e Pejës ka dënuar gjatë ditës së djeshme, Rifadije Elshanin, e cila akuzohej se ka prezantuar dokumente të falsifikuara, për të përfituar pension kundërligjshëm në emër të statusit të veteranit luftëtar të UÇK-së. Gjykata e Pejës, të akuzuarës i ka shqiptuar dënim me burgim prej 6 muajsh, por ky dënim nuk do të ekzekutohet… Continue reading Përgatiti bukë për UÇK-në, mori statusin e rrejshëm të veteranes luftëtare

Abuzimi seksual i të miturës në Drenas, Prokuroria ngreh aktakuzë për gjashtë persona

Ka më shumë se nëntë muaj qëkur në media është bërë publik një rast i abuzimit seksual ndaj një vajze të mitur nga Drenasi.  Por edhe pse janë dëgjuar dëshmitarë, janë marrë fakte, e janë bërë ekzaminime, Prokuroria Themelore në Prishtinë, aktakuzën me të gjitha provat për këtë rast, e ka dorëzuar sot në  Gjykatë.… Continue reading Abuzimi seksual i të miturës në Drenas, Prokuroria ngreh aktakuzë për gjashtë persona

Published
Categorized as NEWS Tagged

I gjetën 4.5 ton drogë në banesë, kërkohet 15 vite burgim

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar këtë të mërkurë nga gjykata që të dënojë me 15 vite burgim Armando Koçerrin, pjesëtarin e bandës së Habilajve të Vlorës. Në banesën e Koçerrit u gjet një sasi prej 4.5 ton kanabis e cila ishte gati për t’u trafikuar drejt Italisë. Droga u gjet në një magazinë… Continue reading I gjetën 4.5 ton drogë në banesë, kërkohet 15 vite burgim

Published
Categorized as NEWS

Miss-i i parë i Turqisë ishte shqiptare, ja kush ishte ajo

Mund t’iu duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Konkursin e bukurisë të organizuar për herë të parë në Turqi në vitin 1936 e fitoi vajza nga Çamëria, Haxhire Mirushoglu. Bukuroshja, ishte me perjardhje nga Filati i Çamërisë, e cila bashkë me familjen e saj jetonte në Izmiri. Babai i saj, Xhevat Mirushi njihej si… Continue reading Miss-i i parë i Turqisë ishte shqiptare, ja kush ishte ajo

Published
Categorized as DIASPORA

Të kthyerit nga Siria me trauma të shumta

Sa herë që shohin aeroplanë ose dëgjojnë zhurma e krisma të ndryshme, fëmijët e kthyer nga Siria shfaqin ndjenja frike. Një gjendje e tillë vjen si pasojë e traumave që kanë përjetuar gjatë luftës në Siri, thotë Valbona Tafilaj, psikiatër dhe koordinatore për shëndet dhe shëndetin mendor për fëmijët dhe gratë e kthyera nga Siria.… Continue reading Të kthyerit nga Siria me trauma të shumta

Tentuan të transportonin drogë drejt Zvicrës duke i fshehur nëpër dyer

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër N.O., U.S., dhe A.S., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psiokotrope dhe analoge”. Sipas aktakuzës, të pandehurit, pa autorizim kanë ndërmjetësuar në transportimin e substancave apo preparateve të shpallura me… Continue reading Tentuan të transportonin drogë drejt Zvicrës duke i fshehur nëpër dyer

Ahmeti: Të gjitha parkingjet private në Prishtinë duhet të aplikojnë për leje

Tollovia në qendër të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se të gjitha parkingjet private që operojnë në Prishtinë duhet të aplikojnë për leje për të operuar, gjithashtu, ka thënë se afati i fundit për aplikim është 15 dhjetori i këtij viti. “Sipas rregullores së re të Komunës së Prishtinës që e kemi… Continue reading Ahmeti: Të gjitha parkingjet private në Prishtinë duhet të aplikojnë për leje