Termokos e gatshme të nisë sezonin e ngrohjes

Foto: www.termokos.org

Ngrohtorja e Prishtinës, “Termokos”, ka njoftuar se është e gatshme të nisë sezonin e ngrohjes që më 15 tetor.

Zyrtarë të kësaj kompanie thanë se gjithçka është gati dhe premtojnë se cilësia e ngrohjes do të jetë shumë e mirë për të gjithë ata që janë të kyçur në rrjetin e ngrohjes.

 “Ndërmarrja publike “Termokos” është përgatitur dhe ka zhvilluar të gjitha punimet e nevojshme në terren, që të jemi të gatshëm për të filluar sezonin ngrohës ashtu siç e parasheh ligji, më 15 tetor. Të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që ky sezon të fillojë pa vonesa dhe të kemi një ngrohje sa më cilësore për të gjithë konsumatorët tanë”, zëdhënësja e “Termokosit”, Afërdita Uka i tha Radio Kosovës.

“Termokos”po vazhdon të kyq lagje të Prishtinës në rrjetin e saj të ngrohjes. Është lagjja Kalabria e cila do të kyqet në këtë rrjet. Punimet për kyçjen e kësaj lagjeje kanë nisur që në muajin maj.