FFK denoncon në polici shitjen ilegale të fanellave të Kombëtares

Foto: FFK facebook

Federata e Futbollit e Kosovës ka denoncuar në polici shitjen ilegale të fanellave të Kombëtares së Kosovës nga dyqane online në rrjetet sociale, siç është rasti i fundit me “’RK’ Sport Shop”.

FFK ka theksuar se falsifikimi i fanellave është i ndaluar me të drejtat autoriale dhe nuk do të tolerohet ndaj kanë bërë thirrje që ata që i shesin do të përballen me prokurorinë e shtetit.

Federata ka postuar edhe emrin e kompanisë “Fourteen”, me bazë në Zvicër, që kanë të drejtë të shesin fanellat origjinale të Kombëtares së Kosovës.

FFK shton se është duke punuar në hapjen e dyqaneve zyrtare edhe në Kosovë për shitjen e fanellave të Kombëtares.