Parada e Krenarisë më 10 tetor në Prishtinë

Komunitetit i LGBTI-së në Kosovë do të organizoj paradën e krenarisë në Prishtinë më 10 tetor.

Përkrahës dhe aktivistë nga komuniteti LGBTI do të organizojnë aktivitete të shumta gjatë Javës së Krenarisë që do të mbahen më 7, 8 dhe 9 tetor, 2019.

Java e Krenarisë do të përfundoj më 10 tetor ku është bërë plan që të zhvillohet parada me fillim nga ora 11:30, në sheshin “Skenderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke u përmbyllur me një koncert.

“Për kon t’rreh zemra” është motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit.

Organizatorët do të vënë në debat tema të ndryshme, ndër të tjera edhe për çështjet që i preokupojnë këtë komunitet të cilët hasin në pabarazi në shoqërinë kosovare.