Ramush Haradinaj: Albin Kurti ka qenë më i mërzituri kur kam dhënë dorëheqje

Ramush Haradinaj e ka vlerësuar si pjekuri politike shpërndarjen e parlamentit.

Ai e ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit i cili e quajti qeveri të dështuar, qeverisjen Haradinaj.

“Kjo është dëshmi e pjekurisë politike. Kësisoj që qytetarët e vendit me këtë pjekuri do vendosë se si do udhëhiqet Kosova në etapat e reja. E kam ditur që do vije këtë ditë që nga 22 korriku. Forcat politike i kanë gjitha mundësitë me bashkëpunu e me i ofru vendit koncept zhvillimor. Jemi bashku me PSD-në, jemi të hapur edhe me Nismën e AKR-në.

Kemi fitu sot si Kosovë sepse kemi treguar nivel dimokratik të avansuar. Isha në grup parlamentar të Aleancës gjatë votimit. I kam përcjellur nga afër gjitha zhvillimet. Kur kam dhënë dorëheqje, më i mërzituri ka qenë Albin Kurti. Me PDK-në i kemi nda rrugët me ta. E falënderoj për bashkëpunimin deri më tani” ka thënë Haradinaj./Indeksonline/