Nuk e kishim vënë re për vite me rradhë,letra e bixhozit që po “çmend” rrjetin

Zbulimi i një numri të fshehur në njërën nga kartat e bixhozit është gjëja më e fundit virale në internet.

Numri i fshehur tetë në kartën me diamant ose të numrit 8 ka qenë diçka e fshehur pas gjithë kësaj kohe.

Por një përdorues i Twitterit ka arritur ta identifikojë atë, duke publikuar një fotografi të kartës.

Përdoruesi i Twitter shkroi:

Çfarë moshe ishit kur e patë parë 8 në mes të 8 diamanteve?”

Në pamje të parë, karta shfaq vetëm tetë forma të vogla diamanti të kuq. Por kur shikon më pranë formës së bardhë mes diamanteve, një tjetër numër tetë bëhet qartë i dukshëm.

Zbulimin për numrin tetë në kartë gjithashtu është bërë një mundësi për njerëzit që të ndajnë imazhe të tjera të fshehura në logot e njohura.

Për shembull, një përdorues në Twitter shpërndau një foto të logos Toblerone, e cila nga një përspektivë më e afërt rezultonte në një mal. Ndërkaq, një tjetër vuri në dukje shigjetën nga A në Z në logon e kompanisë së njohur “Amazon”.