Kunata e Ramush Haradinajt porosit 305 telefona luksozë para zgjedhjeve

Pas kërkesës së bërë nga kunata e Ramush Haradinaj, Telekomi i Kosovës do të shpenzojë 207 mijë euro për blerjen e 305 telefonave të mençur.

Vesmira Haradinaj, kunata e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt, e punësuar në mënyrë kundërthënëse në Telekomin e Kosovës për blerjen e 305 telefonave.

Siç përshkruhet në këtë dokument, titulli i lëndës së kontratës dhe natyra e lëndës është furnizimi me telefona mobil për nevoja të telekomunikimit.

Blerja e 305 telefonave mobil nuk ka qenë e planifikuar më parë, andaj Telekomi i Kosovës ka dhënë një arsye.

Telekomi i Kosovës i kishte planifikuar të shpenzonte 171 mijë e 800 euro për blerjen e këtyre telefonave, mirëpo ofertat kanë ardhur më të larta. Oferta më e lirë ishte nga kompania “Zone Mobile”, e cila ishte rekomanduar për kontratë në vlerë prej 207 mijë e 733 euro. Pronar i këtij biznesi që e ka fituar kontratën nga Telekomi i Kosovës është Alban Limani.

Me anë të kësaj kontrate parashihen të blihen telefonat më të shtrenjtë në treg.

Llojet e telfonave mobil të mençur janë; Samsung Galaxy Note 9, 10 copë, Samsung Galaxy S9+, 5 copë, Samsung Galaxy S9, 6 copë, Samsung Galxy S8, 68 copë, Samsung Galaxy A5, 50 copë, iPhone XS Max, 10 copë, iPhone XS, 5 copë, iPhone X, 131 copë, iPhone 8, 14 copë dhe iPhone 8+, 6 copë. Vlera totale e këtyre telefonave arrin shifrën e 207 mijë e 733 euro.