BBC: Transferimi i Sanchezit në Inter afër dështimit

Alexis Sanchez ishte pranë kalimit te Interi gjatë këtij afati kalimtar.

Kiliani kishte pranuar marrëveshjen me skuadrën italiane dhe ishte raportuar se gjithçka është përfunduar.

Megjithatë si duket diçka ka shkuar keq dhe tanimë një marrëveshje është larg.

Sipas BBC problemi qëndron te paga pasi që Interi kërkon që gjysmën e pagës ta paguaj Manchesteri.

Antonio Conte e dëshiron me ngulm Sanchezin te skuadra e tij pasi e siguroi Lukakun.