“Me Vjosa Osmanin në krye të LDK-së, kjo parti do të jetë tmerri dhe ferri për partitë tjera”

Lidhja Demokratike e Kosovës, aktualisht është partia më e madhe opozitare.

Këtë parti, pak muaj e ndajnë nga mbajtja e zgjedhjeve të brendshme, ndërsa raportohet se është ashpërsuar gara për kandidatin e mundshëm për kryetar ta kësaj partie.

Profesori i njohur, Binak Maxharraj, ka thënë se vetëm deputetja Vjosa Osmani është e zonja t’u bëjë ballë furtunave që fryjnë nga LDK-ja.

Ai thekson se me Osmanin në krye të LDK-së, ky subjekt do të jetë tmerri dhe ferri për partitë tjera.

Ja postimi i tij:

VJOSA OSMANI MË QENDRIM NË AMERIKË.

Vjosa Osmani deputete dhe Kryetare e komisionit me jashtë te Parlamentit të Kosovës këto ditë po qendron në SHBA në një aktivitet te sajë politik.Sot ajo ligjeroi para disa figurave të njofshme,para profesorveve me eminent ne SHBA dhe te botës.

Për shkak të aktivitetit te saj politik në LDK si figurë e pathyeshme më qendrime stabile për LDK,por edhe si deputete e cila të lenë pa mend me qendrimet e saj rreth situates politike dhe për luftën e saj që LDK te arrijë në majën e politikës.

Por vetem Vjosa Osmani është e zonja ti iu banë ball furtunave qe fryejnë kah LDK-ja.E,për te mos ndodhë kjo antarësia duhet te bzgjedhë për Kryetare të LDK në zgjedhjet qe do te mbahen në maj të këtij viti,sepse ajo e meriton nese LDK do ecë fuqishëm përpara.Ishalla këta “pleqet”e LDK nuk e pengojnë me ndërskamca edhe kësaj here.Hërën e fundit nuk e lanë të kandidojë për Kryetar Partike,memzi e futën në liste për deputete,e qitën ne vendin 81 në listë,së nuk besonin se do te fitoj.

Por përçudi atë ditë votuesit i kishin marrë llupat me vehte për me e gjetë së ku e kishte mshefë në liste.Por, e gjeten e votuan të gjithë,i mori mbi 65.000 vota,doli e para femer e votuar ne Kosovë.Më këto vota e turperoi LDK-në.Besoj se kësaj here “plëqët” e LDK do të rrinë urtë,qe mos te bahën prrallë për te dytën hereë,sepse Vjosa Osmani është e aftë dhe meritore qe ta udheheqë LDK-në.Më Vjosa Osmanin në krye LDk do te jetë tmerri dhe ferri për partit tjera.