Ja se si do të rrëzohen nga pushteti Thaçi, Vuçiqi e Rama

Profesori dhe opinionisti Binak Maxharraj, ka dhënë një parashikim të tij, në lidhje me rrëzimin e tre liderëve.

Ai në një postim në Facebook, ka treguar se si do të rrëzohen nga pushteti presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, përcjell Bota sot.

Maxharraj, ka thënë se Thaçi do të rrëzohet nga skena politike për shkak të kryeneqësisë së tij për korrigjimin e kufijve.

Postimi i tij i plotë:

Ja se si do te rrëzohen tre pushtetarë:

1. Presidentin e Shqipërisë Aleksandër Vuçiq do ta rrëzojnë protestat disa muajshe në Beograd dhe në tërë Serbinë,

2. Kryeministri i Shqipërisë do të rrëzohet nga pushteti së shpejti për shkak të protestave dhe korrupsionit. Por, grushtin më të fortë ai do ta marrë për shkak të shaktërrimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë, teatër ky i ndërtuar në kohën e Italisë, por me vlera të shumëfishta artitekturale dhe artistike. Për këtë askush nuk e falë, dhe

3. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të rrëzohet nga skena politike për shkak të kryeneqësisë së tij për korrigjimin e kufijve (i cili është në shërbim të armiqëve tanë), por qe se ka përkrahjen e askujt, as të partive politike, as të qeverisë dhe as të popullit.