Behgjet Pacolli ia falë xhipin Mercedes, humanistit Halil Kastratit

I ftuar në emisionin n’Kosovë Show, është humanisti i madh kosovar Halil Kastrati, i cili është edhe drejtues i Shoqatës Humanitare ”Jetimët e Ballkanit”, shkruan Gazeta NewBorn.

Përveç Kastratit, e ftuara tjetër në emision është këngëtarja Nika, poashtu edhe një studente kosovare.

Halil Kastrati, në emision ka folur për shoqatën e tij dhe aktivitetet që ka realizuar këtë vit, duke dhënë lajmin e madh se në vitin tjetër do të bëhen poashtu shumë familje me shtëpi, e do të vazhdoj të iu ndihmojë të varfurëve, duke thënë se do ti dhuroj diku 400 palë çelësa, transmeton Gazeta NewBorn.

Ndërsa studentja, Gresa Statovci, tregoj se si e përfundoj shkollën në Amerikë, derisa atje kishte mundësi punësimi në Qeverinë Amerikane, por erdhi në Kosovë për t’i ndihmuar vendit të saj dhe mbeti pa punë, shkruan Gazeta NewBorn.

Gresa Statovci, është e bija e Prof.Dr.Bedri Statovcit, e cila shkoj për të studiuar në Amerikë, dhe pasi përfundoj studimet pati dëshirë të kthehet në Kosovë për ti ndihmuar vendit të saj, por kur erdhi në Kosovë për të kontribuar ajo mbeti pa punë/Gazeta NewBorn/