Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan flet për emërimin e komandant “Ftyrës”: Deputetët e votuan edhe një “cofëtinë”

Ushtaraku shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook ka folur rreth emërimit të Naser Shalës, i njohur gjatë luftës si komandant “Ftyra”, i cili së fundi ka marrë besimin e deputetëve për kryetar të Agjencisë së Pronave.

Maralusha emrimin e Shalës në këtë pozitë e ka quajtur si lajm katastrofal.

Kritik ushtaraku shqiptaro-amerikan është paraqitur edhe ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovë, për të cilët ka thënë se janë “cofëtina”, dhe asgjë më shumë.

Ja postimi i tij:

Emrimi i Naser Shales ne postin e AKVP eshte nje vendim me konsekuenca katastrofale. Ambasadoret e dy shtetev ma mbeshtetse te Kosoves, ato te SHBA’s dhe te Mbretenise s Bashkuar, haptazi ishin kunder keti vendimi qe ishte 100% NEPOTIST. Kjo tregon nje gja, qe “Coftinat” qe jane zgjedhe ne baze te nepotizmit ne Kuvendin e Kosoves votuan edhe nje coftine te ju bashkohet radheve te coftinave ne kuvend. Derisa Kosova i ka keto coftina si deputete – Kosova dhe populli i mjeret skan me pase drite deri at dite kur keto coftina virtualisht cofine. I nderoj ata deputet qe votuien kunder.