Sot 21 vjet nga protesta masive në Turqi, 10 mijë njerëz protestuan pas krimit ndaj familjes Jashari

Sot janë bërë 21 vjet nga protesta masive që ishte mbajtur në Stamboll.

Afro 10 mijë njerëz ishin mbledhur në protestë para konsullatës serbe në Stamboll pas krimit që ishte bërë ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Protesta kishte bërë bujë atëbotë në Turqi pasi që numri i protestuesve ishte tejet i madh, shkruan Indeksonline.

Protesta kishte ardhur një menjëherë pas gjenocidit që ishte kryer në Prekaz ku ishin vrarë 52 persona, në mesin e tyre gra e fëmijë./Indeksonline/