Luis Enrique e pranon se kishte probleme me Messin, sidomos para kësaj ndeshje!

Luis Enrique e ka pranuar se ka patur probleme në disa raste me Messin.

Trajneri spanjoll ka thënë se këto probleme ishin të shpeshta vetëm në sezonin e parë si trajner i Barcelonës.

Enrique ka thënë se problemet me Messin lindnin atëherë kur ai mendone ta linte rezervë para ndonjë ndeshje.

Selektori aktual i Spanjës kujton një problem më serioz me Messin para ndeshjes me Real Sociedad.

“Ka patur moment tensioni, sidomos kur kam vendosur ta lë rezervë. Më serioze ishte situata para ndeshjes në “Anoeta”, në sfidën ndaj Sociedad. Por, sot unë vetëm mund ta ngrit në qiell Messin. Është i papërsëritshëm” ka thënë Enrique./Indeksonline/