Operohet Naim Tërnava, djali i tij flet për gjendjen shëndetësore të Myftiut

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava i është nënshtruar një operimi.Pas këtij operimi, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe gjithçka ka kaluar mirë, ka bërë të ditur nga djali i myftiut, Haris Tërnava.

“Dua t’ju njoftoj se Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, sot i është nënshtruar një operimi. Falë Zotit operimi ka kaluar mirë, dhe gjendja shëndetësore e tij është stabile.

Me këtë rast, si familjar, shprehim mirënjohje ndaj spitalit, mjekëve dhe secilit prej jush që u interesuat për shëndetin e tij”, ka thënë djali i myftiut të Kosovës në Facebook.