Neymar te Real Madrid, takim sekret me Florentino Perez

Që kishte zëra mbi një lamtumirë të mundshme të Neymar nga PSG në verë, kjo dihej prej kohësh. Kur ka kaluar vetëm një ditë nga eliminimi i francezëve nga Champions League pas disfatës së rëndë në shtëpi përballë Manchester United, “Don Balon” ka dhënë sinjalet e “bombës” së merkatos.

Sipas medias spanjolle, një takim sekret mes babait të futbollistit brazilian dhe presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, është zhvilluar në Paris.

Duket se ishte diçka e planifikuar më parë, që në rast të dështimit të PSG në Champions League, Neymar do të largohej nga PSG, për shkak të dështimeve të shumta të klubit në fushën ndërkombëtare.Gjithsesi mbetet të shihet nëse verën e këtij viti do të ketë diçka më konkrete sa i përket kësaj çështjeje.