Këto pemë dhe perime kurrsesi mos t’i qëroni

Në vend se t’i qëroni, më mirë të vendosni për pastrim të mirë të pemëve dhe prime, në mënyrë që organizmit t’i jepni atë që i nevojitet.

Mollët

Image

Në lëvoren e mollëve ka fibra të patretshme që njihen me emrin pektinë nëse konsumoni një mollë me madhësi mesatare në ditë, do të merrni 3 g. fibra, që është 10 për qind e nevojave të përditshme ditore. Fibrat ndikojnë në uljen e kolesterolit, si dhe sheqerit në gjak. 

Karotat

Image

Marrë parasysh faktin se “lëvorja” e karotës është identike me mishin e saj, kjo do të thotë se materie ushqyese të barabarta i hasim në të dy pjesët e kësaj perime. Karota është burimi më i pasur për betakarotinë, që e hasim edhe te produktet me ngjyrë të portokalltë dhe e perimet me gjethe të gjelbër.

Patatet

Image

Patatet janë ushqim i pasur me fibra, e në 100 g ka vetëm 58 kalori, e aty i hasim edhe 2,50 g fibra. Pos me fibra, patatet janë edhe burim i pasur për vitamina C, kështu që në 100 g mund të gjeni 11,40 mg. Nëse patatet e përgatitni pa lëvoren e saj, kjo do të thotë se humbni një sasi të madhe të vitaminave C, pasi një pjesë e madhe gjendet në lëvore.

Trangujt

Image

Kjo perime verore dhe pranverore, është freski për secilën shujtë. Shumica e shmangin ta konsumojnë me lëvore, sepse lëvorja lë shije të hidhur. Në fakt në lëvore ka shumë materie ushqyese, kështu që është e pasur me vitamina A, e në sasi paksa më të vogël përmban edhe vitamina të kompleksit B.

Patlixhani

Image

 Pos se patëllxhanin duhet ta zgjidhni sipas lëvores, lëvorja duhet të jetë e fortë dhe duhet ta lini teksa e përgatitni. Në lëvoren e tij gjendet antocianina që shumë studime e dëshmojnë se mbron qelizat nga dëmtimet. Po ashtu, patëllxhani fiton edhe kolesterolin e lartë, përmban shumë vitamina B. 

(Kosova Sot)