I bëri 62 vjet, Edita Tahiri tregon arsyen pse nuk u martua

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka qenë e ftuar mbrëmë në Top Channel ku ka rrëfyer shumëçka nga jeta e saj, shkruan GazetaBlic.Ndonëse nuk u martua asnjëherë, ajo më në fund ka folur rreth kësaj, duke zbuluar dhe arsyen.“Deri tani nuk jam martu.

Vështirë është me dhanë shpjegimin, sepse kur zhvillohet jeta, njeriu ndalet kohë pas kohe reflekton, bën balanset dhe e sheh se si është vendosur në raport me jetën, apo me burrin, apo me fatin jetësor. E para nuk është që nuk kam pas pjesë të jetës së dashurisë, por koha e vendimeve për martesë në kohën time, unë jam në moshë 62 vjeçare”, ka thënë Tahiri.

Ndryshe, Tahiri ka treguar se si dikur ka refuzuar aktorin e njohur amerikan, Richard Gere.“Gjatë luftës, në kampet tona vjen lajmi se do të vinte aktori Richard Gere, në Shkup… të gjitha e kishim idhull dhe unë kisha ëndërr ta takoja. Ai kërkon një takim me mua. Kur hap televizorin e shoh në një takim me ambasadorin e Serbisë. Pra, ka ardh me pa popullin e shtypur apo agresorin”, tha Tahiri./GazetaBlic