ZYRTARE: Ja se sa pritet të mungojë Vinicius

Klubi ka lëshuar komunikatën zyrtare për dëmtimin e mbrëmshëm të Vinicius Junior dhe është konfirmuar se ai vuan nga një ndryshje e ligamentit të kycit të këmbës së tij.

”Pas testeve të kryera sot, lojtari jonë Vinicius JR është diagnostifikuar me një ndryshje të ligamentit në këmbën e djathtë.”, është komunikata zyrtare e klubit rreth dëmtimit të brazilianit.

Sipas Marcas, Vinicius pritet të mungojë rreth 2 muaj për shkak të këtij dëmtimi dhe do të kthehet në fund të këtij sezoni.

Ky dëmtim është një goditje e fortë për Vinicius i cili ishte në formë të jashtëzakonshme dhe ishte ftuar nga kombëtarja e Brazilit për ndeshjet e këtij muaji.

Në anën tjetër tek Reali, ky dëmtim i tij i hap rrugën Marco Asensios që të ketë më shumë minuta.