Ekskluzive: PDK-ja mbanë sonte mbledhje urgjente, pritet shkarkimi i Qeverisë?

Partia Demokratike e Kosovës, pritet të mbajë pas një ore një mbledhje urgjente me dyer të mbyllura. Burime të Gazetës NewBorn, brenda kësaj partie tregojnë se mbledhja do të mbahet vetëm me strukturat udhëheqëse të partisë, përfshirë kryetarin, nënkryetarët, sekretarin si dhe zëdhënësin e partisë.

Sipas burimeve temë diskutimi do të jetë gjendja e fundit në vend dhe raportet e partnerëve të koalicionit, me theks të e ë pezullimi i taksës dhe shkarkimi i Qeverisë aktuale.

Kujtojmë se kohës së fundit është ashpërsuar gjuha mes kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit dhe shefit të Qeverisë, Ramush Haradinaj. Poashtu raporte të nxehta mes vete kanë edhe Haradinaj dhe Thaçi.