Haradinaj i ‘hakmerret’ Thaçit, ia zbulon këtë sekret

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Haradinaj po mban konferencë për media, në të cilën ai po i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.Shumë herë presidenti Thaçi ka akuzuar kryeministrin Haradinaj për raportin e tij të afërt me Milan Radoiçiq. Por për herë të parë Haradinaj ka demaskuarThaçin duke konfirmuar se më parë ai ka takuar presidentin me Radoiçiq, madje takimi i tyre ka zgjatur rreth dy orë

“Një herë e kam taku edhe presidentin Thaçi me Radoiçiqin e kemi pasur një takim në zyrën e Thaçit. Unë nuk fshihem atyre që ua jap dorën, ka pas një takim dy orësh në zyrën e tij”, tha Ramush Haradinaj.Më tej, kryeministri ka shtuar se më nuk ka komunikim me Milan Radoiçiq, sepse ai po kërkohet nga drejtësia. Ai është një nga të dyshuarit e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.“ Kam punu me Radojicicin si zyratr i Listës Serbe. Radojicic është në kërkim nga drejtësia, s’kam si me pas komunikim. Këto deklarimet e Hashimit si kam përcjellë”, tha Haradinaj.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi disa herë ka thumbuar Ramush Haradinaj për raportet e tij miqësore me Milan Radoiçiq. Por ai ka fshehur se ka pasur takim rreth dy orësh me të.Sidoqoftë, raportet Thaçi-Haradinaj vazhdojnë te jenë të tensionuara. Taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake është një nga arsyet kryesore që ka ftohur raportet mes këtyre dy figurave të larta shtetërore, kohëve të fundit