Flet Milan Radojiçiq, zbulon nëse është takuar me Thaçin e Haradinajn

Serbi Milan Radojiçiq, i dyshuar se është i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Serbi Milan Radojiçiq, i dyshuar se është i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ka thënë në një prononcim, se pos kryeministrit Ramush Haradinaj është parë dhe ka biseduar edhe me zyrtarë tjerë të lartë në Prishtinë.

Mes tyre edhe me presidentin Hashim Thaçi.

Në fakt, ai vetëm konfirmoi diçka që më herët gjatë ditës e tha Haradinaj.

Haradinaj foli për këtë takim pas deklaratave të ditëve më parë që bëri presidenti Thaçi në Tiranë, ku tha se pro ndarjes së Kosovës janë disa tjerë, e jo ai vetë.