“Shpërthimi” ndaj Thaçit e Haradinajt, ja kush i quan “dy kopukë”

Sipas analistit Reshat Badallaj, polemikat mes presidentit dhe kryeministrit nuk janë asgjë tjetër veçse u ngjajnë “selameve” të llojit të budallallëkut.

“Këto nuk janë aspak serioze dhe lë të kuptojmë se mjerë Kosova në duart e kujt është. Kosova është në orët më serioze ndaj këta dy kopukë duhet lënë ngatërresat e duhet marrë punët e vendit dhe qytetarëve të tij më shtruar dhe më serbes, dhe jo të bëhen gazi i botës. Shaj njëri nga Deçani, tjetri nga Prizreni dhe nga Tirana dhe qeshu populli me ta. Hashim zeza është në kundërshtim me vetveten, sepse ka disa herë që nuk i rrah sakica me një vend. Në këso takimesh serioze, në vend se këta dy kopukë ta shfrytëzojnë rastin për të mirën e vendit, ata rrahin gjoks dhe shesin trimëri vetëm për bajraktarizëm dhe për vota dhe për asgjë tjetër, sepse nuk i beson më kush këtij soji hajnash.

Tanimë gjithë opinioni e di se janë të gjithë këta: Hashim zeza me Edvin kanabisin dhe këlyshin e UDB-së dhe langoin e Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiun, e zeza e vendit për të copëtuar dhe dhënë Serbisë fashiste, sepse për atë dhe janë premtuar bakshishe të majme dhe këta kudo dhe kurdo i kanë zgjedhur lehjet e tyre dhe shërbimet për interesa serbo-ruse dhe që nga mëngjesi e deri në darkë merren vetëm me këtë punë, se si ta copëtojnë territorin e Kosovës dhe t´ia falin Serbisë fashiste. E sa për të krijuar huti në popull lehin me tjetër zë”, theksoi Reshat Badallaj.

Përgjegjës për këtë gjendje ai e bën edhe kryeministrin Haradinaj, i cili sipas tij nuk bën gjë tjetër veç zhvatjes së pushtetit të shtetit.

“Ndërkaq, kopuku tjetër, Ramushi i Gjokos, me një bandë mafioze që po i thotë qeveri, janë duke e sakatosur buxhetin e shtetit, janë duke i bërë rrush e kumbulla paratë e taksa paguesve dhe se ka ngulur këmbë si gomari në baltë, për asgjë tjetër vetëm se të mos e thyej qafen kjo banda e tij mafioze, pra me çdo kusht mendojnë të mbeten në pushtet, sepse ky është i sëmurë për lakmitar. Pra, të dy ndryshe flasin dhe ndryshe veprojnë, që nuk duhet besuar fare”, theksoi analisti Reshat Badallaj për gazetën “Kosova Sot”.