Ndërron jetë në moshën 20 vjeçare edhe kjo pornostare e njohur

Olivia Nova, aktorja e filmave për të rritur ka ndërruar jetë në moshën 20 vjeçare, kështu ka bërë të ditur menaxheri i saj.

Aktorja ishte pjesë e LA Direct Models që thanë se janë më shumë se të shokuar me vdekjen e saj.

Sipas Mirror, Nova kishte filluar modelimin qysh në moshën 12 vjeçare, ndërsa ka filluar punën në filma për të rritur në vitin 2017-të.

Ajo është aktorja e katërt që luan në këtë filma që ka ndërruar jetë nga nëntori i 2017-tës.

Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i vdekjes, mirëpo miqtë e saj në mediat sociale kanë bërë të ditur se tash e sa kohë ajo po luftonte me depresionin.