Mustafa jep detaje nga takimi me Thaçin, tregon edhe për vizitat e liderëve të tjerë që ia bënë

I pari i Ldhjes Dmoktratike të Kosovës, Isa Mustafa në një mbledhje të kryesisë së kësaj partie ka folur edhe njëherë për takimin që kishte me kryetarin e vendit, Hashim thaçi, raporton Gazeta Blic.

Kur është pyetur për këtë takim, Mustafa tha se përveç Thaçit, atë kanë shkuar për ta vizituar edhe liderë tjerë të vendit.“Nuk e kam takuar vetëm Thaçin e kam takuar edhe kryeministrin. Kam takuar edhe Z. Limaj edhe Z. Kurti. Akoma kam probleme për të dalë kështuqë njerëzit kanë ardhë në shtëpinë time”, tha ai.

Siç tha Mustafa, Thaçi e kla njoftuar atë vetëm për vizitën e zyrtarëve të lartë të SHBA-ve të cilët kishin një vizitë disa ditore ne Kosovë lidhur me taksën dhe procesin e dialogut Kosovë- Serbi.“Z.Thaçi nuk ka kërkuar dicka të veçant. Unë ju garantojë. Ai ka thënë që unë e shoh të domosdoshme që të njoftoj për bisedën me zyrtarë e lartë amerikan. Këtë z. Thaçi e ka thënë edhe publikisht që po rrezikohet edhe prania ushtarake e SHBA-së në Kosovë. Dhe unë konsideojë që në asnjë rast nuk duhet ta pranojmë një situatë të tillë” tha ai.