Kryetari i SBASHK-ut: Mos të bëhet presion për orët e humbura, jemi të gatshëm për rifillimin e grevës

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka kërkuar që mos të bëhet presion ndaj Drejtorive Arsimore për zëvëndësimin e orëve të humbura.

Në një bisedë për Indeksonline, Jashari ka thënë se si MASHT-i ashtu edhe SBASHK-u duhet të presin vendimin e organeve të drejtësisë, përndryshe janë të gatshëm të rifillojnë me grevën.