Ish agjenti i SHIK-ut akuza të rënda ndaj Thaçit, Halitit dhe Grabovcit: Janë të implikuar në…!

Presidenti i Kosovës, ditë më parë dekoroi me medalje presidenciale një gazetar nga Shqipëria. Por, Thaçi përmendet edhe në historinë e vrasjes së gazetarit, Ali Uka, i cili në Shqipëri njihej si zëdhënës i UÇK-së.

E lidhur me vrasjen e Ukës, për “Kosova sot”, ka folur Naim Miftari, ish ushtar i UÇK-së dhe agjent i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se Thaçi, Haliti e Grabovci janë të implikuar në vrasjen e gazetarit, Ali Uka.

“Ali Uka dhe Sadri Ranqaj janë vra apo janë marrë pa jetë dhe janë zhdukur nga dhoma e banimi shtëpia ku ka banu Hashim Thaci, Xhavit Haliti, Adem Grabovci në Tiranë. Jo vetëm raportet e NATO-s por e vërteta është kjo se është i implikuar direkt në këto dy vrasje dhe në vrasjen dhe zhdukjen e Bahajdin Hallaqit e Shaban Shalës”, ka than Miftari për “Kosova Sot”.

“Një rast ndodh ndoshta edhe rasisht por kur i njëjti njeri i njëjti grup përmendet dhe është i implikuar në shumë ndodhin ku përfundojnë të vrarë apo të zhdukur njerëzit shqiptar, luftëtar, komandantë, dhe atdhetarë tanë këtu ska rastësi por ka vrasje serike sikur vrasin kartelat e drogës në Kolumbi apo Meksikë sikur vriste dikur UDB atdhetar shqiptar”, ka përfunduar për “Kosova Sot”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.