Zhvillime të reja: Ky është lajmi i fundit per zgjedhjet në Tuz

Shqiptarët kremtojnë fitoren në Tuz

(E plotësuar) – Koalicioni i Forumit Shqiptar, i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar fitoi shumicën e votave në zgjedhjet lokale të Tuzit.

Sipas informatave jozyrtare të mediave nga Mali i Zi, Forumi shqiptar ka fituar rreth 50 për qind të votave të numëruara deri tani, ose 3682 sosh.

Partia DPS e presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka fituar 2490 vota, përkatësisht 31 për qind, Partia boshnjake 960, ose 12 për qind, gjithnjë duke u referuar rezultateve jo zyrtare.

Bartësi i Listës së Forumit shqiptar Nik Xheloshaj ka thënë për mediat e Malit të Zi se ky koalicion ka fituar 16 mandate.

Ndryshe, Tuzi për herë të parë mori statusin e plotët ë komunës në shtator të vitit të kaluar.

Koalicioni shqiptar fiton më së shumti vota, por s’mund ta qeveris i vetëm Tuzin

Shqiptarët kanë marrë më së shumti vota për Komunën e re të plotë të Tuzit, por aleanca e tyre me gjasë e ka të pamundur të qeverisë e vetme.

KQZ-ja ende nuk ka publikuar të dhënat nga zgjedhjet, por partitë kanë nisur të shpalosin rezultatin e tyre. Në bazë të listes, Koalicioni Shqiptar ka 3682 vota apo 47.13 %. Pas saj është partia e Gjukanoviqit, DPS, me 2490 vota, me 31.87 %.

Partia e tretë ka dalë BS-ja, me 960 vota, apo 12.29 %, që lë prapa SD-në me 359 vota (4.59 %), pastaj Demokrate me 236 vota (3.02 %) dhe krejt në fund SNP, që ka arritur të marrë vetëm 86 vota (1.10 %).

Shqiptarët janë duke prirë bindshëm në Tuz.

Sipas shtabit të Forumit Shqiptar, deri më tani janë siguruar 17 ulës, gjë që i bën të jenë fitues pa pasur nevojë për ndonjë koalicion tjetër.

Ata, po presin për ulësen e 18-të nga 32 sa i ka Asambleja Komunale, raporton malësia.org.

Sipas tyre, deri më tani janë 3547 vota për shqiptarët ndërsa DPS – Partia Demokratike Socialiste ka 1642.

Zgjedhjet në Tuz, numërohen kutitë e para, shqiptarët kryesojnë

Pak pas përfundimit të votimeve në komunën e Tuzit ka nisur edhe numërimi i votave. Gazetari Senad Nikshiqi raporton se deri më tani janë numëruar 2 kuti votimi, ndërsa 5 të tjera pritet t’i nënshtrohen këtij procesi. Sipas rezultatit paraprak koalicioni i shqiptarëve ka fituar 18 mandate nga 32.

Partitë shqiptare Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike janë bashkuar në një koalicion me ermin “Malësia na bashkon”. Kryesues i koalicionit shqiptar është Nik Gjeloshaj i cili kandidat përballë Mirza Pepiç të partisë së Milo Gjukanoviç.

Të drejtën e votës e kanë 11.904 qytetarë, për të cilët që prej orës 07 të mëngjesit të kësaj të diele u hapën 30 qendra votimi. Zgjedhjet raportohet se janë zhvilluar të qeta dhe pa incidente. Ajo çfarë vërehet është mbërritja në Tuz e shumë emigrantëve shqiptar të larguar nga atje, të cilët sot kane vendosur të hedhin votën e tyre.

Shqiptarët nisin kremtimin e fitores në Tuz

Ndërkohë që ende nuk janë shpallur rezultatet zyrtare preliminare për zgjedhjet e sotme lokale në Tuz, qytetarët shqiptarë kanë nisur në orët e mbrëmjes të kremtojnë fitoren e tyre.

Sipas të dhënave preliminare nga shtabi i koalicionit shqiptar, 80 për qind e zonave malore në Tuz kanë votuar pro shqiptarëve në zgjedhjet e sotme në këtë komunë.

Në ora 20:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet, ku për të parin e Tuzit konkurrojnë pesë parti dhe një koalicion shqiptar.

Të drejtë votimi kishin 11,904 qytetarë, ndërsa fletët e votimit janë shtypur në dy gjuhë.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Zgjedhor (IOK), deri në ora 18.00 votuan 59.6 për qind e votuesve dhe procesi në përgjithësi ka kaluar i qetë.

Tuz, 80% e zonave malore votojnë pro shqiptarëve

Sipas të dhënave preliminare nga shtabi i koalicionit shqiptar, 80 për qind e zonave malore kanë votuar pro shqiptarëve në zgjedhjet e sotme në komunën e Tuzit.

Në ora 20.00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet, ku për të parin e Tuzit konkurrojnë pesë parti dhe një koalicion shqiptar.

Të drejtë votimi kishin 11,904 qytetarë, ndërsa fletët e votimit janë shtypur në dy gjuhë.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Zgjedhor (IOK), deri në ora 18.00 votuan 59.6 për qind e votuesve dhe se procesi në përgjithësi ka kaluar i qetë.

Mbyllen vendvotimet në Tuz, mbi 60% e qytetarëve votuan deri në orën 19:00

Anëtarët e koalicionit të partive shqiptare kanë bërë të ditur se deri në ora 19.00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 62.42 për qind e qytetarëve të Tuzit.

Qytetarët që kanë mbetur ende pa votuar, kanë kohë deri në ora 20.00 për një gjë të tillë.

Ndryshe, në zgjedhjet që po mbahen sot në Tuz, tri partitë politike kryesore shqiptare kanë themeluar Forumin Shqiptar për Komunën e Tuzit, me moton “Malësia na bashkon”, ku për herë të parë pas 62 vjetësh ky vend pritet të ketë një udhëheqje komunale të pavarur nga Podgorica.

Tuzi ka marrë statusin e plotë si komunë e pavarur, më 1 shtator të vitit të kaluar.

Gara më e fortë zgjedhore po zhvillohet mes koalicionit të forcave politike shqiptare “Malësia na bashkon” dhe Partisë Demokratike Socialiste të presidentit malazez, Milo Gjukanoviq.

Në ora 20.00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet në zgjedhjet e sotme në komunën e Tuzit, ku për të parin e saj konkurrojnë pesë parti dhe një koalicion shqiptar.

Të drejtë votimi në komunën e Tuzit kishin 11,904 qytetarë, ndërsa fletët e votimit janë shtypura në dy gjuhë.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Zgjedhor (IOK), deri në ora 18.00 votuan 59.6 për qind e votuesve.

Kryetari i IOK, Shtjefën Ujkiq, tha për agjencinë MINA se nuk janë regjistruar parregullsi dhe se nuk kanë marrë asnjë vërejtje deri tani.

“Ka pak gabime teknike, të cilat nuk ndikojnë në rrjedhën e votimit”, tha ai.

Deri në ora 19.00 votojnë rreth 63 për qind e qytetarëve të Tuzit

Anëtarët e koalicionit të partive shqiptare kanë bërë të ditur se deri në ora 19.00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 62,42 për qind e qytetarëve të Tuzit.

Qytetarët që kanë mbetur ende pa votuar, kanë kohë deri në ora 20.00 për një gjë tillë.

Ndryshe, në zgjedhjet që po mbahen sot në Tuz, tri partitë politike kryesore shqiptare kanë themeluar Forumin Shqiptar për Komunën e Tuzit, me moton ” Malësia na bashkon”, ku për herë të parë pas 62 vjetësh ky vend pritet të ketë një udhëheqje komunale të pavarur nga Podgorica.

Tuzi ka marrë statusin e plotë si komunë e pavarur, më 1 shtator të vitit të kaluar.

Gara më e fortë zgjedhore po zhvillohet mes koalicionit të forcave politike shqiptare “Malësia na bashkon” dhe Partisë Demokratike Socialiste të presidentit malazez, Milo Gjukanoviq.

Shqiptarët optimist për fitore në Tuz

Derisa në komunën e Tuzit po vazhdon procesi i votimit, shqiptarët të cilët jetojnë në këtë vend shprehen optimist për këto zgjedhje, pasi sipas tyre kësaj radhe janë tri parti shqiptare të cilat janë bërë bashkë.

Në qendrën kryesore të votimit në Tuz, sipas anëtarëve të Këshillit Zgjedhor, mbi 50 për qind kanë dalë për të votuar, ndërsa mohojnë të ketë pasur ndonjë parregullsi, përveç atyre teknike.

Enver Gjokaj, i cili jeton në Kaliforni, ka ardhur në Tuz të përcjellë procesin zgjedhor, që sipas tij është historik për Malësinë. Ai uron që Tuzi të udhëhiqet në katër vjetët e ardhshme nga shqiptarët.

Enver Gjokaj: Sot është fitore e madhe

“Jemi ardhur për të suportuar këtë çështje të fitojmë, sot është fitore e madhe sot, dhe që Malësia të jetë çdo herë e më mirë…Ashtu jemi të informuar që sot do të fitojmë dhe duhet të jemi optimist që sot të fitojmë. Ky është vendi jonë i Malësisë dhe Malësia do të fitojë…. Prej këtyre personave presim që të udhëheqin Tuzin për çështje shqiptare, për çështje të Malësisë”, tha ai.

Zgjedhjet e sotme i sheh si të një rëndësie të madhe edhe qytetari tjetër i Tuzit, Arton Gjokaj, i cili për KosovaPress tha se në këtë ditë vendoset e ardhmja e qytetarëve të Malësisë.

Arton Gjokaj: Ne jemi optimist që sot shqiptarët të qeverisin vendin e vet

“Sot është një ditë e veçantë për gjithë qytetarët e Tuzit, gjegjësisht gjithë qytetarët e Tuzit. Gjegjësisht gjithë qytetarët e Malësisë. Pres që këto zgjedhje të kalojnë pa incidente dhe pa probleme. Dhe gjithë qytetarët të dalin në zgjedhje dhe të votojnë listën e tyre të preferuar, sepse në këtë ditë vendoset e ardhmja e qytetarëve të Malësisë… Optimizmi është gjithmonë në nivel dhe shpresa vdes e fundit… Dëshira e çdo shqiptari është të qeverisë vendin e vet. Andaj ne jemi optimist në këtë drejtim”, ka thënë ai.

E anëtari i Këshillit Zgjedhor në Kuvendin e Komunës, Leon Dukaj, tha se deri në orët e pasdites në këtë qendër votimi kanë votuar mbi 50 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Leon Dukaj: Deri më tani nuk ka pasur asnjë parregullsi

“Deri më tani kanë dalë 460 votues nga 851 sa kanë të drejtë vote. Pra me përqindje 51,2 për qind…. Përveç kompjuterit, i cili është herë pas here duke u ristartuar, që ka ndodhur për herë të parë në këtë vend, deri më tani nuk ka pasur parregullsi tjera”, ka thënë ai.

Analisti politik, Kristian Duka, thotë se këto janë zgjedhjet e para që po mbahen si komunë e pavarur dhe se fushata për këto zgjedhje ka qenë e qetë. Sipas tij, kushdo që fiton këto zgjedhje do ta presin punë të shumta në këtë komunë.

Kristian Duka: Angazhimi kryesor do të jetë nga nesër

“Kemi pesë parti politike që garojnë dhe një koalicion, koalicioni shqiptarë. Ajo çka është pritur me dekada me radhë, bashkimi i shqiptarëve në një koalicion të vetëm tashmë është realizuar. Dhe këtë ditë dhe para disa ditëve fushata ka qenë shumë e qetë dhe nuk ka pasur ekcese dhe në mënyrë shumë demokratike… Puna e vërtetë fillon nesër më 4 e tutje sepse, komuna e Tuzit, si komuna më e re kërkon në punë dhe një angazhim shumë të madh, kështu që mendoj që barra kryesore dhe angazhimi kryesor i partive politike që do të formojnë pushtetin e ardhshëm në Tuz do të fillojë vetëm nesër, sepse kërkohet themelimi i administratave të ndryshme, pastaj e organeve të ndryshme dhe kështu me radhë”, tha Duka.

Ai tha se për këto zgjedhje shqiptarët janë bashkuar dhe se qytetarët sipas tij meritojnë një udhëheqje shqiptare.

Kujtojmë se për këto zgjedhje janë hapur 30 qendra votimi, dhe të drejtë vote kanë 11,800 qytetarë. Kjo e diele pritet të jetë historike, pasi për herë të parë pas 62 vjetësh, Tuzi do të ketë një udhëheqje komunale të pavarur nga Podgorica.

Kjo është një ditë historike për shqiptarët që banojnë në Mal të Zi, pasi për herë të parë në Tuz votohet për kreun e komunës.

Thirrjet që shqiptarët të votojnë të gjithë për kandidatin e koalicionit “Malësia na bashkon”, nuk kanë munguar ditët e fundit nga Tirana, por dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Në Tuz ndodhet i dërguari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili raporton për situatën në Tuz, kandidatët në zgjedhje dhe parashikimet e sondazheve, ndërsa solli edhe një prononcim të kandidatit shqiptar, Nik Gjeloshaj.

“Procesi i votimit po shkon normalisht, te shqiptarët e Tuzit dallohet lehtësisht gëzimi, pasi 3 partitë shqiptare kanë bashkuar forcat për këtë garë të rëndësishme. Deri tani raportohet se kanë votuar më tepër se 36 % e votuesve”, raportoi gazetari Veliu.

“Faleminderit shumë për prezencën dhe interesimin tuaj. Procesi ka filluar në mëngjes, ku janë evidentuar edhe disa probleme teknike, ndërsa çdo dy orë bëhet ristartimi i kompjuterit që bën identifikimin e votuesve. Qëllimi ynë është që kjo të jetë një ditë feste për Malësinë, ndaj bëjmë apel që të kemi pjesëmarrje masive në këtë vendim historik. Të gjitha pengesat nuk mund të ndalin procesin, që është triumfi i Malësisë”, tha kandidati Nik Gjeloshaj.

Bartësi i koalicionit shqiptar Nik Gjeloshaj, votoi në zgjedhjet e Tuzit

Nik Gjeloshaj i cili është bartës i koalicionit “Forumi Shqiptar”, ka votuar në zgjedhjet për asamble që po zhvillohen në Tuz të Malit të Zi.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë atje, të marrin pjesë në këto zgjedhje që janë të parat për këtë komunë.

Deri tani vetëm 10 për qind kanë marrë pjesë në zgjedhjet e Tuzit

Komisioni zgjedhor ka bërë të ditur se deri tani vetëm 10 për qind e qytetarëve kanë marrë pjesë në zgjedhjet për asamble në komunën e re të Tuzit.

Sipas tyre, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje pritet të rritet në orët e pasdites.

Pas fitimit të statutit të plotë që Tuzi të jetë Komunë e pavarur nga Podgorica e Malit të Zi, këto janë zgjedhjet e para për asamble.

Shqiptarët të cilët jetojnë atje janë shprehur optimist për këto zgjedhje pasi që janë tre parti shqiptare të cilat janë bërë bashkë.

Koalicioni i formuar quhet ‘Forumi Shqiptar’ dhe ka moton ‘Malësia na Bashkon’.

Fillojnë zgjedhjet për asamble në Tuz, hapen qendrat e votimit

Pas fitimit të statutit të plotë që Tuzi të jetë Komunë e pavarur nga Podgorica e Malit të Zi, janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet e para për asamble.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 të mëngjesit.

Shqiptarët të cilët jetojnë atje janë shprehur optimist për këto zgjedhje pasi që janë tre parti shqiptare të cilat janë bërë bashkë.

Koalicioni i formuar quhet ‘Forumi Shqiptar’ dhe ka moton ‘Malësia na Bashkon’.

Kujtojmë se për këto zgjedhje janë hapur 30 qendra votimi dhe të drejtë vote kanë 11.800 qytetarë.

Sot mbahen zgjedhjet në komunën e Tuzit

Sot në Malësi mbahen zgjedhjet vendore për komunën e plotë të Tuzit. Gara më e fortë zgjedhore pritet të zhvillohet mes koalicionit të forcave politike shqiptare “Malësia na bashkon” dhe Partisë Demokratike Socialiste të presidentit malazez, Milo Gjukanoviç.

Në këto zgjedhje marrin pjesë gjashtë lista zgjedhore për 32 vende në kuvendin komunal.

Koalicioni i vetëm i këtyre zgjedhjeve “Malësia na bashkon”, ka mbledhur tri partitë shqiptare që krijon mundësi të mirë për fitore, ku kryesues i listës është Nik Gjeloshaj.

Në këtë komunë të drejt vote kanë afër 12 mijë qytetarë, ndërsa, sipas sondazheve pjesëmarrja do të jetë mbi 60 përqind.