Ja si ndodhi rasti me shefin e restaurantit

Ngjarja që tronditi Tetovën mbrëmë, sipas prokurorisë ka ndodhur, pasi pesë persona ishin të ulur së bashku në një tavolinë duke konsumuar alkool, njofton TetovaSot.

Siç informon Prokuroria nga hetimet paraprake, në një moment, kryerësi i veprës penale nxori pistoletën, dhe ka gjuajtur një plumb ndaj njërit person.

Duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse nga të cilat personi i plagosur vdiq në vend.

Një prokuror publik kompetent nga Prokuroria Publike Themelore e Tetovës, së bashku me ekipet e inspektimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, kanë kryer inspektime në vendin e ngjarjes në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, ku mbrëmë rreth orës 23:50 me armë zjarri ësgtë vrarë një person, përcjell TetovaSot njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike.

Prokurori lëshoi ​​urdhër për mbledhjen e gjurmëve nga vendi i ngjarjes dhe ekspertizën e tyre, si dhe për ekspertizën e fishekut të gjetur në vendngjarje./TS