Haradinaj: Po ju kallxoj që taksën nuk jemi kah e heqim

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se Qeveria nuk e ka ndërmend të heq taksën 100 për qind ndaj Serbisë.Këto pak fjalë Haradinaj i tha në Kuvendin zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan.Aty Haradinaj tha se nuk do të flas shumë, meqë të tjerët do të flasin fjalë më të mëdha.

Si kryetar dege, Haradinaj tha se shpreson se do të marr pëlqimin e delegatëve edhe për tri vjet të tjera.“Taksën nuk jemi kah e heqim. Kam pasur nderin të bashkëpunojë me degën e Aleancës në Deçan.

Kemi arrit sukses, pasi po udhëheqim me Qeverinë. Ndihna krenar për punën që e kmei bërë dhe do të rrugëtojmë bashkë, nëse e marr pëlqimin tuaj. Nuk po e zgjati shumë, se të tjerët kanë me fol fjalë më të mëdha”, ka thënë Haradinaj.