Thaçi ia përmend lidhjet me Radojicic, vjen kundërpërgjigja e ashpër e Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se deklaratat për largimin e kampit të Bonstel nga Kosova janë të hershme, ndërsa shtoi se qëndrimet e presidentit Thaçi për kufijtë janë të rrezikshëm për sovranitetin e vendit.

Këto komente Haradinaj i bëri pas përfundimit të akademisë përkujtimore për akademik Idriz Ajeti.

Më herët, Thaçi tha se ideja për shkëmbim të territoreve vjen nga ata që e ndihmuan Milloshevicin dhe kanë mik Radojcicin.