Zbulohet përfundimisht: Amerika kërkon urgjentisht heqjen e taksës, por ka edhe një superlajm për Kosovën!

Njohësi i rrethanave politike në vend, Astrit Gashi, ka treguar se përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley në takimet që kanë zhvilluar me liderët kosovarë, kanë dhënë garanci të plotë se shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk është as në projekt amerikan dhe as nuk përkrahet nga SHBA.

Po ashtu, analisti politik bëri me dije se është informuar nga burimet brenda takimit se SHBA kërkon marrëveshje këtë vit, dhe që duhet të largohet çdo pengesë, siç është taksa 100 për qind, shkruan Gazeta Blic.Gashi, vlerëson se taksa e vendosur nga Qeveria Haradinaj për Serbinë tashmë ka arritur efektin e duhur dhe që kur Amerika tregoi se gjithçka që kemi dëgjuar nuk është e saktë, tash duhet të mendohet seriozisht për suspendimin e taksës.Për më shumë, shihni shkrimin e plotë të Astrit Gashit të bërë në ‘Facebook’, pa ndërhyrje:

Dy burime nga takimi me thane se zytaret shume te larte amerikan kane dhene garanci te plota se shkembimi i terriotoreve as nuk eshte projekt amerikan dhe as nuk perkahet ne Amerike, nga askush madje.

SHBA perkrah vetem percaktim te kufirit( demarkacion) me Serbine si nje Marreveshje qe siguron njohjen e Kosoves. Gjithashtu SHBA kerkon marreveshje kete vit dhe kerkon qe te suspendohet pengesa e krijuar nga Kosova qe eshte taksa.

Pasi qe Amerika foli dhe tha se gjithcka cfare kemi degjuar te na thone te tjeret nuk ishte e sakte, mendoj se taksa arriti ate efekt te duhur sa per ta menduar seriozisht suspendimin e saj, edhe si nje falenderim ndaj Amerikes qe foli qarte edhe kesaj radhe.
Taksa per mua e ka arritur efektin- efektin e kufirit!