Mësuesit kundërshtuan zëvendësimin e orëve të humbura, ministri Bytyqi merrë këtë vendim

Prindërit, assesi të pajtohen me vendimin e Ministrisë së Arsimit, për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës së janarit.Meqë përfaqësues të prindërve të Prishtinës thonë se ministri Shqyiri Bytyqi nuk i ka ftuar fare në konsultë, do ta kundërshtojnë fuqishëm këtë vendim, raporton KTV.Akuza të shumta për vendimin për zëvendësimin e orëve të humbura ndaj ministrit Bytyqi, ka drejtuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit.

Madje, e ka kërcënuar atë me padi.Por, ministri Shyqyri Bytyqi ka thënë se nuk i komenton akuzat, meqë bashkë me ekspertët kanë gjetur mënyrën më të mirë për zëvendësimin e orëve.Shton se për tërheqje të vendimit as që bëhet fjalë.

Në anën tjetër, këshilli i prindërve në nivel të Kosovës, është pro vendimit për zëvendësimin e orëve të humbura.U ka bërë thirrje mësimdhënësve ta vazhdojnë punën.

Të shtunën, Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka paralajmëruar se do të mbajë mbledhje urgjente të këshillit drejtues, ku do merret vendim përfundimtar për këtë çështje.Por, ministri Bytyqi thotë se vendimi përfundimtar është marrë pasi Ministria e Arsimit është organi kryesor që ka të drejtë të marrë vendime sa i përket procesit dhe plan-programit mësimor.