Flet motra për marrdhëniet e burrit të saj dhe vëllaut

Ajo tash ka mbetur e ve me tre fëmijët e saj. Bashkëshortja e të ndjerit A. Jashari, Selvije Shkodriqi që ka mbetur me tre fëmijë tregon të gjithë ngjarjen që i parapriu vrasjes së burrit të cilën e kreu djali i vëllait të saj.

Një grua të cilës iu vra dje bashkëshorti në kryeqytet ka rrëfyer se si erdhi deri te kjo vrasje. Selvije Shkodriqi tregoi se burri i saj kishte paraqitur vetëm një natë më parë në polici kërcënimet që kishte pranuar nga personi që të mërkurën më pas ia mori jetën.

Selvija thotë se Abid Jashari, 34 vjeçar, u kërcënua vazhdimisht me mesazhe dhe telefonata. Një natë para vrasjes sipas të vesë së viktimës, ata të dy ishin përleshur edhe fizikisht.

Për këtë rast, ajo thotë se Abidi e kishte lajmëruar rastin në polici rreth orës 3;30 të mëngjesit të së mërkurës.

Në gjithë këtë ngjarje që ndodhi në mes të ditës të mërkurën në Prishtinë dhe kontrolleve të shumta policore, Besnik Shkodra 25 vjeçar, në orën 07:00 të mëngjesit u vetëdorëzua në polici. Atij i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.