AKB: Paga mesatare në Kosovë 505 euro

Aleanca Kosovare e Bizneseve, publikoi hulumtimin “Kosto e Punës 2018”, i realizuar për herë të dytë në mbështetje të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë.Hulumtimi është realizuar në 830 ndërmarrjet që kanë mbi 10 të punësuar e që kanë 39 mijë e 92 punëtorë në 26 komuna të Kosovës.Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se synim kryesor i hulumtimi ka qenë që të ofrojë informacione për koston e plotë të fuqisë punëtore sipas aktiviteteve ekonomike në tërë regjionet e Kosovës.

“Hulumtimi i kostos së punës, (Labour cost survey-LCS), mat nivelin dhe strukturën e kostove të punës ose shpenzimet e përgjithshme që mbulohen nga punëdhënësit me qëllim të punësimit të stafit/punonjësve”, tha Shahini.Sipas tij paga mesatare në Kosovë, ka dal të jetë 505 euro dhe kjo është pagë e kushtuëshme për të gjithë pundhenësit e që punëmarrësit ankohen për paga të ulta.Paga s’është ajo çka e merr dhe e cila ka kontributin e vet vendin e punës mirbajtjen dhe gjithë teknologjinë që një puntorë e ka për të realizuar vendin e punës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, tha se ky hulmtim rreth nevojave të punës është e nevojshme për të gjithë sektorët dhe gjetjet e tilla do të hyjnë në punë.“Këto të dhëna, do të na ndihmojnë që në të ardhëm planifikimet për vendin e punës të jenë më të qarta. Realisht në tjetrën anë ne ballafaqohemi me kërkëa që janë të aryseshmë në nivelin e vendit dhe natyrish këtu bien në pyetje shpenzimet qoftë në sektorin publik apo edhe atë privat dhe duhet të bëjnë për të krijuaj një vend pune”, tha Reçica.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, shtoi se ky është hulmtimini dytë sa i perket fuqisë puntore. Pres që këto rezultatë të na shëbejnë në praktikë për krijimin e vendit të punës. Dua të sigurojë që si qeveri jemi të përkushtuar jo vetëm sivjet, por edhe në vitet e ardhshme të punojmë për
ekonomi.Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Alesandra Rocasalvo, tha se përmes këtyre të dhënave ata që dëshirojnë të investojnë në Kosovë, do ta kenë shumë më lehtë.“Jemi të angazhuar kohë të gjatë në Kosovë e pse jemi te angazhuar me Aleancën e Bizneseve është se kemi nevojë për të dhëna. Kostoja e pagës është shumë e rëndësishme.

Kam marr cv shumë të mira nga të diplomuarit, kemi nevojë për të gjitha sektorët, është përgjegjësi e secilit që ta bëjë një vend ekonomik ta rris prodhimin”, tha përfaqësuesija e UNDP-sëAjo shtoi se Kosova po rritet, po besoj që rritja është provë e natyrshme, askush nuk mund t’i ndihmojë as BE-ja as Amerika dhe as vendet e tjera më shumë se Kosova vetës në ngritje. Rritja ekonomike nuk është e mjaftueshme duke parë rininë e Kosovës që ka shumë të diplomuar.“Ne kemi marrë shumë të dhëna, nëse dikush dëshiron të investojë përmes të dhënave e dinë se sa kushton”, tha Alesandra Rocasalvo.Në publikimin e hulumtimit ishin të pranishëm edhe zyrtarë nga institucinet qendrore e lokale, të cilët e mirëpritën hulumtimin e kososot së punës për vitin paraprak.Të dhënat tregojnë se bashkëinvestimet e MPBZHR-së në përkrahje të këtyre sektorëve kapin shumën në afër 5 milion euro, projekte këto që janë realizuar dhe janë në realizim e sipër!