Pas takimit ndërmjet Hashim Thaçit e Isa Mustafës, vjen reagimi i parë nga Nisma

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, vetëm pak orë më parë.Sipas LDK-së, takimi është zhvilluar me festën e Thaçit, ndërkaq nuk kanë dhënë shumë detaje për takimin, por duke thënë se u informua për vizitën e delegacionit amerikan në Kosovë, shkruan GazetaBlic.E pas këtij takimi ka ardhur edhe reagimi i parë nga NISMA.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie ka thënë se publiku i gjëra është kureshtar të mësojë arsyet se pse duhej Thaçi të shkojë që ta informojë kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për përmbajtjen e takimit me zyrtarët e SHBA-ve, marrë parasysh faktin se sipas raportimit të medieve po këta zyrtarë do të takohen edhe me përfaqësues të LDK-së!”Ai ka theksuar se ditëve të ardhshme do të shihet se çka tjetër përpos “informatës” mbi takimin në fjalë i ka ofruar Thaçi Mustafës.Statusi i plotë i Sherifit.

“Kryetari i LDK-së Isa Mustafa u informua nga presidenti Thaçi për takimin me dy zyrtarët e SHBA-ve”Së paku ky ishte sqarimi zyrtar i zëdhënësit të LDK-së Besian Mustafa për takimin e orëve të vona mes tyre!

Besoj që publiku i gjërë është kurreshtar të mësojë arsyet se pse duhej Thaçi të shkojë që ta informojë kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për përmbajtjen e takimit me zyrtarët e SHBA-ve, marrë parasysh faktin se sipas raportimit të mediave po këta zyrtarë do të takohen edhe me përfaqësues të LDK-së!Kjo do të konsiderohej normale poqese zyrtarët e SHBA-ve nuk do ta kishin në agjendë takimin me përfaqësues të LDK-së.Ditëve në vijim mbetet të shihet se çka tjetër përpos “informatës” mbi takimin në fjalë i ka ofruar Thaçi Mustafës!