“Ja çfar më bëri kushëriri që e doja si vëlla”, shkodrania rrëfen historinë e saj të hidhur

Një vajzë shkodrane ka rrëfyer një histori mjaft interesante.

Ajo tregon për “ShkodraNews” se si në moshën 9-vjeçare është ngacmuar nga kushëriri i saj dhe traumën e pësuar ndër vite.

Rrëfimi i plotë:

Të gjithë fëmijërinë e kam kaluar më shumë në shtëpinë e gjyshes në një rrethinë të Shkodrës.

Po ashtu edhe vëllezërit e motrat e mia, e të gjithë kushërinjtë e tjerë mblidheshim në shtëpinë e saj pas shkollës dhe rrinim atje derisa shkolla fillonte prapë.

Luanim shumë. Po shumë krejt.

Kam qenë shumë e afërt me djalin tim të tezes.

Si një nga nipërit më të mëdhenj, e ndihmonte gjyshen të kujdesej për më të vegjlit.

Por një ditë, teksa i isha ulur në prehër ai i tha tanve të largoheshin nga dhoma, duke thënë se kishte nevojë për qetësi nga zhurma e madhe që ne bënim.

Por kur mbetem vetëm më puthi në gojë.

Mbaj mend se isha vetëm 9 vjeçe.

Nuk bëra asgja, pasi mendova se ishte normale të silleshin kështu kushërinjtë.

Kështu që e lashë të vazhdojë.

Më merret dorën e nisi të më prekte dhe pjesë të trupit.

Përsëri e lashë, sepse i pashë si gjeste që më donte shumë si kushërirë.

Edhe pse më dukej e çuditshme që ai nuk bënte të njëjtën gjë me kushërirat e tjera.

Madje ndjehesha e veçantë.

Mendoj se kështu më ka bërë për rreth 1 vit.

Por një pasdite kur doja të flija më ndoqi në dhomën e gjumit dhe e mbylli derën.

Pastaj u shtri në shtrat me mua e më kërkoi të heq të gjitha rrobat e mia.

Ai ishte zhveshur si tani e mbaj mend skenën.

I thashë që në kurrë nuk ishim zhveshur për të fjetur.

Nuk më shkonte mendja për keq se e para isha e vogël dhe e dyta e shihja si një vëlla të madh që kujdesej për mua.

Por para se gjërat të avanconim gjyshja i bie derës e ai vishet shpejt e ma kërkon dhe mua të vishem shpejt dhe dolëm.

Di që gjyshja foli veç me të e prej asaj dite ai s’më ka prekur më me dorë.

I kam treguar motrave më vonë kur u rritëm dhe kanë qarë kur e kanë dëgjuar.

Kanë të drejtë kur thonë që ai më ka ngacmuar seksualisht.

Nuk i kam thënë kujt tjetër sepse edhe pse nuk i rri më afër, nuk dua të lëndoj gruan dhe fëmijët e tij.

Tani për tani, mbështetja që kam marrë nga motrat e mikeshat e ngushta më ka dhënë besimin dhe guximin për të ecur përpara.

Studiova psikologji për 5 vite e tani punoj me fëmijë.

Madje isha gati edhe të ndaja makthin tim të fëmijërisë me botën, në mënyrë që fëmijët t’i mbrojnë nga grabitqarët seksualë që rrijnë brenda familjes.