Haradinaj e zbulon muajin se kur do të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka dhënë një tjetër premtim në lidhje me liberalizimin e vizave, ai po thotë se kosovarët do të marrin lajmin e mirë gjatë muajit qershor.

Haradinaj ka thënë se beson shumë se gjatë muajit qershor do të ndodhë liberalizimi i vizave për kosovarët.

Sipas tij këtë shteti i Kosovës e ka merituar pas punës që kanë kryer institucionet e vendit, pra përmbushjen e të gjitha kushteve të kërkuara nga Bashkimi Evropian (BE).

“Për këtë e ceka këtë deklaratën e ministrit gjerman që thotë se janë për me u respektu reformat, duke u bazu në këtë vlerësim mendoj se jemi duke shkuar nga liberalizimi, e unë shpresoj shumë se në qershorin e këtij viti do ta marrin atë që është e drejtë e jona, pra liberalizimin e vizave”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se kjo deklaratë e Haradinajt për viza nuk është e para, ai edhe disa herë tjera kishte dhënë data dhe muaj se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, por muajt dhe vitet po ecin, kurse Kosova nuk po gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza.

Më herët ai kishte thënë se muaji dhjetor është vendimtar për liberalizimin e vizave dhe se do të ndodhte.